Zv/kryeministri i parë Mexhiti takon ambasadorin Geer: Integrimi në BE, caku ynë final

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:16

Zv/kryeministri i parë Mexhiti takon ambasadorin Geer: Integrimi në BE, caku ynë final

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin e BE-së, Dejvid Geer. Mexhiti ka thënë se gjatë bisedës e ka rikonfimuar qëndrimin se integrimi në BE është caku i tyre përfundimtar politik.

“Në rrugën tonë drejt BE-së, lufta ndaj krimit, korrupsionit e forcimi i shtetit të së drejtës janë kryetemat e përditshme të qeverisjes. Qeverisja jonë do të jetë e drejtë, transparente dhe e standardeve evropiane.
Delegacionin e BE-së e falenderova për mbështetjen e deritanishme në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës, si dhe në proceset për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Diskutuam për statusin e projekteve aktuale dhe sfidat në zbatimin e Programit Operativ Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik në kuadër të IPA II. U evidentuan sfidat dhe përkushtimi i Ministrisë dhe Qeverisë për tejkalimin e tyre dhe përshpejtimin e proceseve për realizimin e aktiviteteve nga dokumentet programore të BE-së përmes të cilave shfrytëzohen mjetet nga fondet e BE-së.
Në kuadër të qeverisjes sonë të përgjegjshme, do të punojmë çdo ditë e vazhdimisht për të ruajtur frymën evropiane në Maqedoni të Veriut, një prioritet i panegociueshëm. E falënderova ambasadorin Geer për mbështetjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të BE-së, ndihmë që nuk ka munguar asnjëherë”, ka deklaruar Mexhiti.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:16