Dimitrievska nuk mbështet propozimin e Qeverisë për shpërndarjen e Këshillit të Prokurorëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:09

Dimitrievska nuk mbështet propozimin e Qeverisë për shpërndarjen e Këshillit të Prokurorëve

Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve, Dushica Dimitrievska nuk mbështet propozimin e Qeverisë për shpërndarjen e Këshillit të Prokurorëve.

Ashtu sikur kolegia e saj nga Këshilli Gjyqësor, Dimitrievska thekson që përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo kolektive. Gabime ka, por ato sipas saj duhet të bëhen në kuadër të ndryshimeve ligjore.

“Anëtarët e Këshillit janë zgjedhur në pajtueshmëri me ligjin, në procedurë e cila parashihet me ligj dhe ashtu duhet të vazhdojë të funksionojë, duke e pasur parasysh se me sukses e kryen punën e saj. Patjetër të theksoj që Këshilli, në asnjë prej raporteve të institucioneve ndërkombëtare si dhe të brendshme, nuk është përmendur në kuptim negativ. Ka disa vërejtje të caktuara të cilat mund të tejkalohen, megjithatë, të ketë ndryshim të zgjidhjeve ligjore dhe të kontribuohet për proaktivitetin e rolit të Këshillit”, tha Dimitrievska./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media