Mbi 2 mijë kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serb në RKS

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:34

Mbi 2 mijë kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serb në RKS

2 mijë e 75 kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë në patentë shoferë legal të Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se vetëm sot, në katër komunat veriore janë pranuar 118 kërkesa.

“118 kërkesa janë bërë vetëm sot, ku numri i përgjithshëm i kërkesave për konvertimin e patentë shoferëve në veri ka shkuar në 1 mijë e 739”.

“Ndërsa në pjesën tjetër të Kosovës janë bërë 336 kërkesa, ku numri total ka mbërritur 2 mijë e 75”, tha Elshani, njofton Klankosova.tv.

Vendimi për konvertimin e patentë shoferëve ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe do të jetë valid deri më 8 gusht të këtij viti.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:34