Qeveria paralajmëroi investim 20 milionë euro në Maqedoninë e Veriut

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:22

Qeveria paralajmëroi investim 20 milionë euro në Maqedoninë e Veriut

Kompania gjermano-belge Epsotex do të kryej një investim prej 20 milionë eurosh në Maqedoninë e Veriut, me çka hap mundësinë e punësimit prej 110 personave. Investimi do të nisë në muajin gusht me ndërtimin e një objekti jashtë zonave industriale-teknologjike në territorin e Komunës së Petrovecit, bëhet fjale për fabrikë për prodhimin e pjesëve në industrinë e automjeteve, hekurudhave dhe industrinë shëndetësore. Drejtori ekzekutiv i kompanis Epsotex, tha se ata kanë përvojë pune 60 vjeçare në këtë veprimtari dhe se punësimet e reja do të ndërlidhen me degën mekanike dhe inxhinierike këtu në vend.

 Alamavi

“Unë jam drejtori ekzekutiv i Epsotek këtu në Maqedoni, dhe dua te ju them se duam që t’i zgjerojmë aktivitetet e tona me kapacitetet prodhuese këtu në Shkup, respektivisht të punojmë për hapjen e fabrikave për makina të reja. Ne tani më punojmë në 6 shtetet të botës  dhe shpresoj se do t’i zgjerojmë aktivitetet tona edhe këtu”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Micskoski potencoi se me investimin e ri do të kemi një qendër kërkimore zhvillimi, diçka që ka munguar deri tani.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Dhe ajo që është domethënëse për ne është se ky investim nuk ndalet këtu, por do të vazhdojë të zhvillohet, pra të rritet numri i të punësuarve dhe numri i eksporteve, por edhe vetë investimi, i cili presim të paktën të dyfishohet në vitet që pasojnë”

Për këtë investim ka reaguar ish zv/ministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, i cili thotë se Mickoski lavdërohet me punën e tjetrit, respektivisht investimin e Epsotex e shpall si të vetin, pasi sipas tij ky është investim i nisur nga kabineti i tij gjatë qeverisjes së kaluar.

Fatmir Bytyqi, ish-zëvendëskryeministër

“Dikush po “vishet me puplat e tjetrit” dhe e shpall investimin e EPSOTEX si të vetin (përpara se të finalizohen të gjitha procedurat) dhe dikush pret derisa të deklarohen të gjitha institucionet përkatëse për të konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit. Faleminderit VMRO DPMNE për konfirmimin dhe vazhdimin e investimeve të planifikuara në të cilat kabineti im (tani ish) ka punuar profesionalisht dhe saktësisht në periudhën e kaluar. Duhet punë dhe jo PR që atdheu ynë të përjetojë përparimin që meriton”

Deklaratën e Bytyqit, Mickoski me ironi e falënderoi dhe tha se ata po punojnë aq sa ato për katër vite skan mundur të punojnë.

Hristijan Micksoki, kryeministër

“Me të vërtet faleminderit z.Bytyqit i cili në periudhën që ka punuar këtu e ka nisur këtë investim, më vjen keq që nuk ka arritur që ta çojë deri në fund dhe të ishte i suksesshëm. Por, mirë erdhi qeveri e re, e cila po bën diçka që ato për katër vite nuk kanë mundur ta bëjnë”

Mickoski më tej tha se ky investim po bëhet realitet, dhe në periudhën në vazhdim do të kemi edhe investime tjera të tilla.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:22