Blick: Xherdan Shaqiri rikthehet në Evropë, gjiganti grek shpreh interesim

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 14:17 Përditësuar

Blick: Xherdan Shaqiri rikthehet në Evropë, gjiganti grek shpreh interesim

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Chicago pas dy vitesh e gjysmë.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është prej futbollistëve më të paguar në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, një rikthim në kontinentin e vjetër është në horizont.

Siç raportoi portali grek “SDNA” para disa ditësh, Panathinaikos është shumë i interesuar për shërbimet e reprezentuesit zviceran.

Klubi nga Athina e ka bërë Shaqirin objektivin e tij kryesor.

Xherdan Shaqiri nuk pati minutazhë të mjaftueshme në Euro 2024, megjithatë arriti të shënonte një gol ndaj Skocisë, goditi shtyllën dhe shënoi penalltinë ndaj Anglisë në ato pak minuta sa luajti.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 14:17 Përditësuar