Fërçkovski: Jam gati të tërhiqem nga posti i ambasadorit, nëse ideologjia ime nuk përputhet me atë të qeverisë mickoski

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:21

Fërçkovski: Jam gati të tërhiqem nga posti i ambasadorit, nëse ideologjia ime nuk përputhet me atë të qeverisë mickoski

Ambasadori i RMV-së në OKB, Ljubomir Fërçkoski mohon të ketë bërë keqpërdorime financiare dhe mohon se ai ka keqpërdorur kartelën zyrtare për bileta të avionit për në Maqedoni të Veriut. Në reagimin e tij shton se është i gatshëm të dorëhiqet në qoftë se siç thotë, nuk është i përshtatshëm me ideologjinë e pushtetit të ri.

Misioni i RMV-së në OKB

“Ambasadori ka pasur një ndërhyrje mjekësore urgjente në Maqedoni dhe ka qenë në varrimin e vëllait të tij të ndjerë – ngjarje të papritura që e detyruan të përdorë përkohësisht paratë e misionit për një biletë avioni, të cilat natyrisht i ka rikthyer këto ditë nga fondet e veta private. Ambasadori aktualisht ndodhet në pushim mjekësor, dhe më pas do të tërhiqet nga posti, gjë që MPJ-ja nuk ka nevojë të sqarojë. Por mënyra që MPJ zgjedh për largimin e ambasadorit, me ndërtimin e punëve të pista në operacionin financiar përballë kaq shumë mohimeve të mëparshme dhe aktuale, është e turpshme”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme një ditë më parë informoi se në pajtueshmëri me Ligjin për punë të jashtme, ambasadori i Maqedonisë në OKB, Lubomir Fërçkoski, është thirrur në konsultime në ministri. Nga MPJ shtuan se opinioni do të informohet në kohë për të gjithë hollësitë plotësuese.

Para disa ditëve ministri i jashtëm e thirri në konsultime edhe ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë, Vesel Memedin.

SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:21