Informacion sekret nga Laporte, Spanja i beson mbrojtësit që vjen nga Franca

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 16:44

Informacion sekret nga Laporte, Spanja i beson mbrojtësit që vjen nga Franca

Aymeric Laporte do të rreshtohet në 11-tëshen titullare të Spanjës për gjysmëfinalen e Euro 2024 ndaj Francës. Por, historia mund të kishte qenë tërësisht ndryshe për mbrojtësin, pasi 30-vjeçari në fakt është francez dhe në eliminatoret e Kupës së Botës së vitit 2018, u grumbullua nga trajneri Didier Deschamps pasi më herët kishte qenë pjesë e grupmoshave të Francës duke nisur nga ajo e U17.

Megjithatë, Laporte nuk debutoi kurrë me skuadrën e parë të “Gjelave”, dhe duke hasur vështirësi për të gjetur hapësira në radhët e Francës, vendosi të bashkohej me Spanjën në vitin 2021 për të ndjekur edhe gjurmët e stërgjyshërve të tij që ishin me origjinë baske.

Nga aty nisi epoka me “La rojan”, teksa tashmë Laporte do të sfidojë të kaluarën e tij dhe vendin e lindjes. Laporte, e njeh mirë këtë Francë pasi në ekipet e moshave të Francës, ka ndarë fushën me gjashtë nga yjet e Deschamps.

Fjala është për Maignan, Dembele, Rabiot, Coman, Areola dhe Pavard. Me siguri kjo një armë më tepër për trajnerin e Spanjës, Luis De La Fuente teksa në një gjysmëfinale të Europianit, çdo detaj mund të bëjë diferencën dhe sigurisht, Laporte nuk i ka kursyer disa sekrete të kësaj France.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 16:44