Komuniteti Evropian i Energjikës: Ukraina, Serbia dhe Mali i Zi më mirë se Maqedonia

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 21:22

Komuniteti Evropian i Energjikës: Ukraina, Serbia dhe Mali i Zi më mirë se Maqedonia

Do ta kaloni grupin, por do të eliminoheni në çerekfinale – kështu me fjalorin e futbollit imazhin energjetik të Maqedonisë në raport me vendet në Evropë e ka përshkruar personi i parë i Sekretariatit të Komunitetit Evropian për Energji, Artur Lorkovski, përcjell FLAKA.

Duke paraqitur raportin për vitin e kaluar, ai e vendosi vendin në mes, me 53 për qind legjislacion të harmonizuar me BE-në, por pas Ukrainës, Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat kanë një pasqyrë më të mirë energjetike. Eksperti i parë europian i energjisë i kërkon vendit të përshpejtojë procesin e tranzicionit energjetik. Maqedonia do të marrë të drejtën e eksportit të energjisë elektrike në BE më 1 janar 2026, por me prodhimin aktual të qymyrit, për shkak të taksave të larta, nuk do të jetë fitimprurëse.

Duke vlerësuar punën e Komisionit Rregullativ dhe kryetarit të tij Bislimoski, Lorkovski kërkoi nga autoritetet që të vazhdojnë me miratimin e Ligjit për energji elektrike dhe burime të ripërtëritshme të energjisë, puna e të cilit është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve në vend. Pasi erdhëm në pushtet, energjia është prioriteti ynë, u mburr kryetari i Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike dhe deputet i VMRO DPMNE-së, Bojan Stojanoski.

Që energjia elektrike e eksportuar të bëhet konkurruese në Evropë, vendi duhet të braktisë prodhimin e qymyrit. Plani është që REK Manastiri të bëhet me gaz dhe REK Osllomej të kthehet në termocentral fotovoltaik. Qeveria dy javë më parë promovoi një investim të huaj në parkun e erës me kapacitet 400 megavat orë, që është më shumë se gjysma e prodhimit të kapacitetit më të madh në vend, REK Manastir, ose 20 për qind e nevojave të vendit. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 21:22