Kundër lidhjes së vajzës së tij me Mozzik? Reagon babai i Lotinës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 13:47

Kundër lidhjes së vajzës së tij me Mozzik? Reagon babai i Lotinës

Prezantuesja Lotina Haziri po shijon një lidhje dashurie me reperin nga Ferizaj, Mozzik.

Dyshja kanë konfirmuar romancën përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi nga vende të njëjta.

Lotina ndërkohë është edhe vajza e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazirit.

Politikani në një emision televiziv së fundmi është pyetur për marrëdhënien e vajzës së tij me artistin e njohur.

Ai ka qenë fans i Kadri Veselit, tani me siguri është i yti”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga moderatori i programit.

Nuk e di fans i kujt është, edhe mundet me e ruajt atë, por Mozziku është bërë dhëndri im i ri”, u shpreh ai.

Haziri shtoi: “Unë jam gëzuar me thënë të drejtën, mbrëmë e kam takuar për herë të parë. Unë e përmenda dhëndrin e ri, se e kam edhe të parin, Kënga është para martesës është fejuar me një djalë nga Tirana, që është VIP në punën e vet”.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 13:47