Macron nuk pranon dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:47

Macron nuk pranon dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal

Kryeministri francez Gabriel Attal ka shkuar në zyrën e Emmanuel Macron për të dorëzuar dorëheqjen e tij, siç bëri të ditur pas publikimit të exit poll-eve ditën e djeshme, por Presidenti nuk e ka pranuar.

Pallati Elysee njoftoi se Attal do të mbetet kryeministër derisa koalicioni i majtë “Fronti i Ri Popullor” që doli fitues i zgjedhjeve legjislative të vendosë se kë dëshiron të emërojë në krye të qeverisë. Kjo është marrëveshja e dakordësuar mes Attal dhe Macron, pasi ka qenë ky i fundit që i kërkoi kryeministrit të tij të qëndrojë në detyrë “për hir të stabilitetit të vendit”. Ndërkohë në kampin e “Frontit të ri Popullor” festimet nuk kanë zgjatur as 24 orë, pasi aleanca e katër partive tashmë shfaqet e ndarë për emrin e kandidatit për kryeministër. “Fronti” nën drejtimin e Mélenchon ka mbledhur partitë si Franca e Pabindur, Komunistët, Socialistët dhe Ambientalistët, por tani secili duket se po shkon në rrugën e vet. Siç raporton gazeta franceze Le Figaro, shumë anëtarë të koalicionit të majtë shprehin shqetësimin e tyre të fortë për Mélenchon, i cili teorikisht mund të jetë në zyrën e kryeministrit. Një kusht i domosdoshëm, qoftë gojarisht, qoftë me votë, është që të katër partitë të dalin me personin që do të ketë një mbështetje të gjerë dhe sigurisht që do të marrë “dritën jeshile” të presidentit francez, Emmanuel Macron./Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:47