Mexhiti: Edhe pse pozita nuk është e rregulluar me ligj, unë jam zëvendëskryeministër i parë e cila rregullohet me Rregulloren e Qeverisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 21:33

Mexhiti: Edhe pse pozita nuk është e rregulluar me ligj, unë jam zëvendëskryeministër i parë e cila rregullohet me Rregulloren e Qeverisë

Fokusi i kësaj qeverie është ekonomia, zhvillimi ekonomik, standardi i jetesës, që janë synime të përbashkëta të tre partnerëve, si dhe lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe integrimi evropian, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Mjedisit, në intervistë në “Top Tema” në Tv Telma, përcjell FLAKA.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Mickoski për “marrëveshjen xhentlemene” për postin e zëvendëskryeministrit të parë në Qeveri, Mexhti u përgjigj:

“Ne kemi një marrëveshje. Unë jam zëvendëskryeministri i parë dhe këtë e ka shpjeguar edhe kryeministri. Është e vërtetë që nuk është e rregulluar ligjërisht. Dhe në të kaluarën zëvendëskryeministri i parë nuk ka qenë i ligjshëm, por është i rregulluar me Rregulloren e Qeverisë, në të cilën vërtetohet saktë se ka një zëvendëskryeministër të parë dhe jam unë”.

Ai iu referua edhe qeverisë së mëparshme, e cila tha se “ka lënë shumë zgjidhje gjysmë, pa i rregulluar siç duhet me ligj”. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 21:33