Qershori shënoi rekorde temperaturash të larta, 2024 mund të jetë viti më i nxehtë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 22:13

Qershori shënoi rekorde temperaturash të larta, 2024 mund të jetë viti më i nxehtë

Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, deklaroi Shërbimi i Monitorimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së. Shkencëtarët thanë se ende priten temperatura ekstreme gjatë kësaj vere, duke e bërë 2024-n vitin më të nxehtë.

“Ka një shans afërsisht 95% që viti 2024 mund të jetë viti më i nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve globale të temperaturës në mesin e viteve 1800”, tha Zeke Hausfather, një shkencëtar hulumtues në Berkeley Earth.

Klima e ndryshuar tashmë ka shkaktuar pasoja katastrofike në mbarë botën në vitin 2024. Më shumë se 1000 njerëz vdiqën nga vapa gjatë pelegrinazhit të Haxhit, muajin e kaluar. Vdekje nga të nxehtit u regjistruan në Nju-Dehli dhe po ashtu në Greqi.

Mes faktorëve që janë listuar si shkaktarët kryesorë të rritjes së temperaturave janë aktivitetet njerëzore dhe fenomeni natyror El Niño. Ky i fundit ngroh ujërat sipërfaqësore në Oqeanin Paqësor dhe tenton të rrisë temperaturat mesatare globale. Nga ana tjetër, emetimet e gazeve serrë janë po ashtu shkak kryesor i ndryshimeve klimatike. Pavarësisht premtimeve për të frenuar ngrohjen globale, shtetet e ndryshme deri më tani kanë dështuar kolektivisht në reduktimin e këtyre emetimeve.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 22:13