Rakitic lë milionat e arabëve, vendosë rikthimin në futbollin evropian

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 16:07

Rakitic lë milionat e arabëve, vendosë rikthimin në futbollin evropian

Ivan Rakitic do të rikthehet në futbollin evropian. Mesfushori i njohur pritet të jetë transferimi i radhës për gjiganti kroat, Hajduk Split.

Rakitic ka pranuar të heq dorë nga një shumë e majme e parave tek Al Shabaab për të provuar veten për herë të parë në futbollin kroat.

Rakitić tashmë i ka zgjidhur të gjitha çështjet kontraktuale me presidentin Bilić dhe drejtorin sportiv Kalinić , kështu që tani na mbetet vetëm njoftimi zyrtar nga dy skuadrat.

Ish-ylli i Schalkes, Sevillës e Barcelonës do të jetë nën urdhërat e Gatussos te skuadra e madhe kroate.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 8 Korrik, 2024 16:07