Reduktimi i linjave private, vështirëson qarkullimin e qytetarëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:13

Reduktimi i linjave private, vështirëson qarkullimin e qytetarëve

Ky i moshuar po paguante mujoren në sportelin e NQP-së për transportin publik dhe më pas u detyrua të pres djalin që ta merrte me veturë.

“Po e nxora mujoren dhe do me duhet të udhëtoj. Kisha dëgjuar se kanë punuar sa kohë, për tre muaj nuk janë paguar por se a është e vërtetë nuk e di por të gjithë thonë se munden të rrisin për qeveritaret aq përqindje e për shoferet nuk kanë para. Çdokush kush punon duhet të paguhet“, u shpreh një qytetar.

“Tani pres që djali të vije me veturë por përndryshe vozitem me 45 dhe 65”, tha një tjetër qytetar.

Përveç këtij të moshuari, mungesën e linjave private të cilat edhe sot ishin të reduktuara e vërejtën edhe shumë qytetarë të Shkupit të cilët priten autobusët në temperaturat e larta.

“Nuk ka, tani erdhe por sa do të pres nuk e di, edhe shtetërorët janë të rralla tani e këto privat nuk vozisin ajo është. Duhet të paguhen sepse vozisin dhe harxhojnë, e kush është kompetent për të nuk e dimë, ata që janë në pushtet e dinë. -Ne kemi dalë nga mëngjesi dhe nuk e dimë kur do të kthehemi në shtëpi”, u shpreh një qytetare.

“Ne që jemi të lidhur me transport, shumë është e rëndë, unë jam në Banjavcë, shumë rëndë është, kur nuk ke autobus e duhet të shkosh në mjek. Për një muaj kush e di sa here jam kthyer me taxi. Duhet të kemi jetë normale, nuk kërkojmë luks por kjo është”, tha një tjetër qytetar.

“Duhet të paguhen, kërkojnë të drejtën e tyre. Kanë të drejte edhe ata”, deklaroi një qytetare.

“Qytetaret e Shkupit edhe sot u përballën me linja të reduktuara të transportit privat publik ndërsa nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik as sot nuk e panë të arsyeshme të përgjigjen në pyetjen se si do të rregullohet kjo çështje, e vetmja përgjigje që morëm nëpërmjet postes elektronike ishte ajo se borxhi nuk është sa pretendojnë transportuesit privat por më i vogël dhe po paguhet vazhdimisht ndërsa drejtori i ri i kësaj ndërmarrje edhe sot nuk doli para kamerave”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Në përgjigjën elektronike të NQP-së thuhet se faturat e transportit që disa nga transportuesit privat kanë dorëzuar janë konstatuar si dokumente jo të besueshme. Shtojnë se nëse transportuesit privat ndalojnë ofrimin e shërbimit për qytetarët, NQP do të detyrohet t’i paditë ata për kompensimin e dëmit material për mosrespektim të detyrimeve kontraktuese. Borxh prej 140 milionë denarë ndaj transportuesve privatë nuk ka sipas NQP-se dhe se kërkesa momentale është 34 milionë denarë dhe paradhëniet paguhen rregullisht.

Transportuesit privat në shenjë proteste për siç thonë mos pagesën nga ana e NQP-së edhe sot qarkulluan me orar të reduktuar. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media