Reformat në polici, NKEU-MK: Departizim dhe profesionalizëm, luftoni korrupsionin, rritni transparencën

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 22:16

Reformat në polici, NKEU-MK: Departizim dhe profesionalizëm, luftoni korrupsionin, rritni transparencën

Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut rekomandon MPB-në që t’i përcjellë përpjekjet aktuale të BE-së për përforcim të mekanizmave të integritetit të punës së nëpunësve policorë, si dhe të sigurojë transparencën dhe llogaridhënien. Me apel që personat e rreshtuar në vijën e parë të mbrojtjes së rendit publik, të mos kenë kurrfarë ndikimi politik. Ekspertët e huaj me konstatim se akoma ka korrupsion në polici.

“Fokusi është në rëndësinë e operacioneve dhe hetimeve të policisë. Kjo është çështje e rëndësishme për të gjitha vendet demokratike, pra ikjen nga ndikimi politik. Do të bisedojmë për korrupsionin që është rrugë kryesore e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, si dhe për integritetin e nëpunësve policorë dhe për pritshmëritë e qytetarëve nga ata.”, – deklaroi eksperti norvegjez i Sigurisë, Berener Malme.

“Një prej tyre si problem i madh është partizimi brenda në ministri, edhe pse me ndryshimin e ligjit për policë dhe ligjit për punë të brendshme të para dy viteve ndalohet që nëpunësit policorë të jenë anëtarë të partive politike dhe tani secili aplikues që dëshiron të bëhet nëpunës policor është i detyruar që të garantojë se nuk është anëtarë i partisë politike dhe gjatë kohës derisa punon në MPB, të mundohet të mos ketë kontakt me përfaqësues të pushtetit politik.”, – deklaroi profesori universitar, Nikolla Dujovski.

Nëpunësit policorë të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo të dalin me përgjigje se s’janë kompetentë për probleme të caktuara që e shqetësojnë popullin, porosisin ekspertët e sigurisë.

“Policia duhet të jetë më e pranishme, në mënyrë që t’i merr vesh nevojat e qytetarëve dhe të ofrojë zgjidhje me të cilën do të përforcohet ndjenja e sigurisë dhe mbrojtjes.”, – theksoi profesori i sigurisë, Tërpe Stojanovski.

Këto komente u thanë në sesionin e 14-të të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian me temë: “Përmes profesionalizmit dhe integritetit deri në transparencë dhe llogaridhënie në polici”, si pjesë e rëndësishme e kapitullit 24 të negociatave me BE-në.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 22:16