Rita Ora shkëlqen me një kostum të kuq gjatë një daljeje në New York

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 20:22

Rita Ora shkëlqen me një kostum të kuq gjatë një daljeje në New York

Ajo kurrë nuk gabon kur bëhet fjalë për modën.

Dhe Rita Ora mori vëmendje të hënën me një kostum të kuq gjatë një daljeje në New York.

Këngëtarja, 33 vjeçe, u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek për shkak të paraqitjes elegante.

Rita Ora

Biondja dukjen e kompletoi me disa aksesorë, syze të kuqe dhe taka po ashtu të ngjashme.

Kjo vjen pak ditë pas performancës së saj në Bukuresht të Rumanisë.

Rita Ora

Këngëtarja e “Ask & You Shall Receive” dukej sensacionale teksa shfaqi figurën e saj të mahnitshme me një bluzë në festivalin ‘Saga’ në kryeqytetin rumun.

Rita gjithashtu shfaqi këmbët e saj të tonifikuara me një palë pantallona të gjelbërta vezulluese.

https://www.instagram.com/p/C9FL-wytpnb/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Frita-ora-shkelqen-nje-kostum-te-kuq-gjate-nje-daljeje-ne-new-york%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A5488.599999904633%2C%22ls%22%3A1797.6999998092651%2C%22le%22%3A3790.0999999046326%7D

Gjyqtarja e “The Masked Singer” vazhdon të jetë në fokus dhe shumë e kërkuar në tregun ndërkombëtar.

Krahas kësaj, ajo ka bërë një performancë në Londër dhe një tjetër në “Heart” në West Hollywood. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 20:22