Tempulli i Afërditës dhe bazilika paleokristiane në Amantia

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 20:36

Tempulli i Afërditës dhe bazilika paleokristiane në Amantia

Tempulli i Afërditës dhe Bazilika Paleokristiane janë ndër më të vizitueshmet dhe atraksione të rëndësishme për vizitorët e parkut arkeologjik të Amantias.

Jashtë fortifikimit të qytetit ilir të Amantias, në një kodër më të ulët që mban toponimin “Lëmi i Peçit” është ndërtuar një zonë e shenjtë, ku dikur ngrihej imponues tempulli i Afërditës.  Për të kufizuar këtë zonë të shenjtë, por edhe për të krijuar një shesh të qëndrueshëm për ndërtimin e tempullit, përreth kodrës është ndërtuar një mur antik i pajisur me kontraforte.

Tempulli mendohet të jetë ndërtuar rreth shek. III p.Kr, ndërsa në shek. IV m.Kr ai është shkatërruar dhe me elementet që janë marrë prej tij, u ndërtua nje bazilike paleokristiane.

Rrënojat e tempullit dhe bazilikës së Amantias, janë shembulli kuptimplotë i procesit të braktisjes së fesë pagane dhe përqafimit të fesë së krishterë në territorin e Ilirisë së Jugu

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 20:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media