Arsovska: Mickoski nuk i mban premtimet për blerjen e autobusëve të rinj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:14

Arsovska: Mickoski nuk i mban premtimet për blerjen e autobusëve të rinj

Përgjegjësinë e vetme për mungesën e autobusëve në transportin publik e kanë këshilltarët nga VMRO-DPMNE, prej të cilëve nga qeveria dhe shumica e këshilltarëve në qytetin e Shkupit, varet nëse do të ketë eko autobusë të rinj në vend dhe transport më të mirë. Kështu kanë reaguar në lidhje me problemin me autobusët nga Qyteti i Shkupit. E, për të gjithë këtë kaos, nga atje fajin e hedhin tek kryeminsitri Hristijan Mickoski.

QYTETI I SHKUPIT

“Për përkujtim, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, personalisht i ka premtuar eko-autobusët e rinj për qytetarët e Shkupit, për të cilët madje ka njoftuar se është duke negociuar me një kompani për blerjen e 100 autobusëve elektrikë, por deri më tani, për më shumë se dy vjet, ai premtim nuk është realizuar, si dhe premtimi i tij për gjithsej 250 autobusë të rinj nga programi për Shkupin, të cilin ai vazhdimisht deklaron se i përkrah personalisht”.

Nga Qyteti më tej theksojnë se me qëllim që këshilltarët nga VMRO DPMNE të mos kenë arsyetim për mosmarrjen e vendimit për autobusët e rinj ekologjikë, kryetarja e Shkupit Danela Arsovska në vazhdimësi sugjeron që ta kontrollojnë plotësisht procesin, gjegjësisht bankën që do ta financojë projektin, si dhe Kushtet për prokurimin e autobusëve eko i zgjedhin vetë këshilltarët brenda Këshillit, sepse sipas tyre, vetëm ata mund ta marrin këtë vendim.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:14