Greqia nuk gjen qetësi! Goditet nga një tjetër tërmet i fortë, magnituda dhe epiqendra

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:45

Greqia nuk gjen qetësi! Goditet nga një tjetër tërmet i fortë, magnituda dhe epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë ditën e sotme.

Mediat greke raportojnë se goditja ka ndodhur 32 km lindje-verilindje të ishullit të Symit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. Thellësia fokale ndodhet në 39.4 kilometra.

Epiqendra e tërmetit është afër bregdetit turk dhe lëkundjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në ishullin Rodos.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:45