Kaq miliona u pagua Justin Bieber para dasmës së bilionerit indian

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 12:27

Kaq miliona u pagua Justin Bieber para dasmës së bilionerit indian

Këngëtari kanadez, Justin Bieber u pagua plot 10 milionë dollarë për të performuar në ceremoninë para dasmës së trashëgimtarit miliarder Anant Ambani në Mumbai. Ylli i popit, këndoi më shumë se një duzinë nga këngët e tij hit, duke përfshirë “Baby”, “Love Yourself” dhe “Peaches”, gjatë një koncerti privat në Indi për familjen e pasur.

Bieber, i cili ka një vlerë neto prej 300 milionë dollarësh, ndau një seri fotosh dhe videosh nga koncerti i kushtueshëm në Instagram. Këngëtari buzëqeshi në prapaskenë teksa pozonte me Ambani dhe Merchant, të dy 29 vjeç, si dhe me të afërmit e tyre.

Menjëherë pas daljes në skenë, kryesuesi i top-listës fluturoi për në Amerikë për t’u ribashkuar me gruan e tij, Hailey Bieber, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Ambani është djali i kryetarit dhe drejtorit menaxhues të Reliance Industries, Mukesh Ambani, i cili është personi më i pasur në Azi me një vlerë neto prej 123.4 miliardë dollarë, sipas Forbes. Familja prej muajsh po përgatitet për dasmën e 12 korrikut.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2024 12:27