Liga e Kampionëve: Katër skuadra shqiptare nisin eliminatoret në kompeticionin më të madh që organizon UEFA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:49

Liga e Kampionëve: Katër skuadra shqiptare nisin eliminatoret në kompeticionin më të madh që organizon UEFA

Nga dita e sotme  zyrtarisht nisin garat Ligën e Kampionëve evropian për klube edicioni 2024/2025, ku kësaj do të garojnë edhe katër skuadra  shqiptare dhe atë Egnatia e Shqipërisë, Struga Trim Lum nga Maqedonia e Veriut, Ballkani i Kosovës dhe Deçiqi i Malit të Zi që debuton në Ligën e kampionëve.

Sot në fushë zbresin kampioni i Kosovës Ballkani dhe Deçiqi nga Mali i Zi

Skuadra e Deçiqit nga Tuzi në transfertë do të sfidojnë ekipin e TNS të Uellsit , ndeshje  kjo që luhet në stadiumin Park Hall Oswestry, me fillim në orën  20:00.

Ndërkohë që po  sonte  në fushë do të zbresë edhe kampioni i Kosovës  Ballkani që do të sfidojë po në transfertë skuadrën e UE Santa Coloma nga  Andora

Kampioni I Maqedonisë së Veriut, nesër mbrëma përballet me  kampionët  sllovak Slovan Bratislava. Ekipi sonte do të zhvillon séancën e fundit stërvitore në stadiumin “Tehelné pole” ku edhe do të zhvillohet takimi nesër me fillim në ora  19:00.

Kampioni e Shqipërisë. Egnatia nesër me fillim në orën 21:00, do të sfidojnë kampionin e Bosnja e Hercegovina  Boracin e  Banja Lukës

Takohen

TVS – Deçqi  sonte  në ora  20:00

UE Santa Coloma – Ballkani   sonte në orën  20:00

Slovan Bratislava – Struga Trim Lum  nesër në ora 19:00

Borac – Egnatia , nesër në ora  21:00 /tvklan.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:49