Mediat greke ndjekin me kujdes reagimet e Mickoskit në Uashington/ Amiras: Nuk është planifikuar takim i Micotakis me Mickoskin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:26

Mediat greke ndjekin me kujdes reagimet e Mickoskit në Uashington/ Amiras: Nuk është planifikuar takim i Micotakis me Mickoskin

Drejtori i Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe media të kryeministrit grek, Panos Amiras në intervistën për televizionin shtetëror ERT njoftoi se nuk është planifikuar takimi i dy kryeministrave Kriiakos Micotakis me Hristian Mickoski në Samitin e Natos në Uashington.

Megjithatë Amrias bëri të ditur se se gjatë pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s Micotakis “do ta ngrejë në nivelin më të lartë” çështjen e Marrëveshjes së Prespës në theks të veçant mosrespektimin, siç u shpreh ai, me emrin kompleks erga omnes”, si dhe se “vendi fqinj nuk e respekton as faqen e parë të kësaj Marrëveshje”.

“Sigurisht që do të ngrihet edhe çështja e shkeljes së dispozitave bazë të Marrëveshjes së Prespës nga shteti fqinj. Nuk e di për ndonjë takim të planifikuar me kryeministrit e Maqedonisë së Veriut. Nuk e di nëse do të ndodhë, por sigurisht nuk ekziston diçka që nuk është planifikuar nga pala greke”, deklaroi Panos Amiras.

Ndërkaq, fokusi i mediave greke edhe gjatë ditës së sotme është pikërisht në këtë çështje duke i përjellur në detaje qëndrimet e shprehura të Mickoskit nga Uashingtoni, veçanërisht në lidhje me atë nëse ai përdor termin Maqedoni apo Maqedoni e Veriut në deklaratat e tij.

Kryeministri Mickoski, para nisjes për në Uashington sa i përket takimit të mundshëm me homologun e tij grek, shfaqi shpresën se nëse kjo ndodh, “ata do ta ruajnë dinjitetin e tyre dhe do të bisedojnë si partnerë dhe si fqinjë të mirë”. /tvklan.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 19:26