Mickoski në takim me ish ambasadorin Riker në Uashington, u diskutua për sfidat dhe mbështetjen për realizimin e interesave strategjike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:53

Mickoski në takim me ish ambasadorin Riker në Uashington, u diskutua për sfidat dhe mbështetjen për realizimin e interesave strategjike

Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski sot në Uashington pati takim me ish amabsadorin e SHBA-së Filip Riker, me të cilin bisedoi për sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe mbështetja që na nevojitet për realizimin e interesave strategjike.

“Vizitën në Uashington e shfrytëzova për takim me ish ambasadorin e SHBA-së Filip Riker. Diskutuam për sfidat me të cilat përballet Maqedonia, mbështetjen e cila është e nevojshme për realizimin e interesave strategjike. Diskutuam edhe për potencialin që e ofron rajoni për bashkëpunim ekonomik dhe politik. Duhet ta ndryshojmë realitetin dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve”, shënoi në Fejsbuk kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski e ka udhëhequr delegacionin qeveritar i cili është për vizitë zyrtare në SHBA, ndërsa do të marrë pjesë edhe në Samitin e NATO-s.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:53