Pagat e ulëta largojnë mjekët nga vendi, Bojçevski: Të zgjidhen problemet në shëndetësi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:58

Pagat e ulëta largojnë mjekët nga vendi, Bojçevski: Të zgjidhen problemet në shëndetësi

Kushtet në Ndihmën e Shpejtë mjekësore nuk janë aspak të mira. Automjetet e urgjencës mjekësore janë të pakta në numër dhe të amortizuara. Por, më e rëndësishme është se nuk ka mjekë që janë të interesuar të punojnë.

Edhe nëse sigurohen automjete, paga prej 35.000 denarësh nuk është sfidë për mjekët që të jenë pjesë e këtyre ekipeve. Pagat e ulëta janë arsyeja pse nuk ka mjekë nëpër qendrat shëndetësore anembanë vendit, sepse pacientët nga mjeku i familjes shkojnë në klinika, thotë kryetari i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski.

45 mijë denarë marrin specialistët me 11 vite studim, ndërsa specialistët para pensionimit, arrijnë pagën prej 55.000 denarë.

“Pagat në sektorin e shëndetësisë janë nën pagat mesatare në RMV. Personeli i mesëm administrativ, teknik, medicinal marrin deri në 25 mijë denarë. Ndërsa qytetarët me arsim të lartë, siç janë: bashkëpunëtorët shëndetësorë, ekonomistët e diplomuar, juristët, mjekët e përgjithshëm, pagën e kanë prej 30 deri në 35 mijë denarë.”, – deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski.

Nuk ka mjekë në pikat e vaksinimit, repartet në poliklinikat në Shkup janë të mbyllura, sepse nuk ka staf mjekësor.

“Aktualisht kuadro deficitare janë specialistë nga ORL-ja, specialistë psikiatër, specialistë neurologë, internistë, fiziatër, radiologë, radiologë teknolog. Është e nevojshme të ndihmohet dhe investohet në sektorin e shëndetësisë.”, – u shpreh kryetari i Sindikatës së Pavarur, Bobi Bojçevski.

Bojçevski thotë se nuk është një frazë, situata në të gjithë vendin është vërtet alarmante. Ai pret që autoritetet t’i përkushtohen seriozisht zgjidhjes së problemeve. (TVM2)

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:58