Peshq të ngordhur në Bregalnicë, kryhet inspektimi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 22:09

Peshq të ngordhur në Bregalnicë, kryhet inspektimi

Në Dellçevë sot është bërë kontroll pas paraqitjes së peshqve të ngordhur të regjistruar pasditen e djeshme në rrjedhën e poshtme të lumit Bregallnica. Sipas inspektorit përgjegjës Ljupço Simonovski, për shkak të numrit të vogël të peshqve të ngordhur, bëhet fjalë për një rast të izoluar, me gjasë i shkaktuar nga përdorimi i tepruar i preparateve kimike gjatë punëve bujqësore, përcjell FLAKA.

“Është e mundur edhe vjedhja e peshkut, por në raste të tilla mund të ndodhë edhe me përdorimin e tepërt të preparateve kimike gjatë punës bujqësore. Nga ana tjetër, në pjesën e poshtme të lumit Bregallnica nuk kemi objekte të mëdha industriale, kështu që nuk mund të thuhet se është murtaja e peshkut”, thotë Simonovski.

Shoqëria sportive e peshkimit “Bregallnica” Dellçevë apeloi për hetimin e shkakut, duke aluduar se ngjarja përsëritet pothuajse çdo verë.

Peshqit e ngordhur në lumin Bregallnicë janë regjistruar dje nga blegtorët të cilët po kullosnin kafshët shtëpiake në rrjedhën e poshtme të lumit Bregallnica afër Dellçevës. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 22:09