VMRO – DPMNE, dyshime për pronën e Filipçes

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:57

VMRO – DPMNE, dyshime për pronën e Filipçes

Dyshime për pajisje me pronë të jashtëligjshme ndaj kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, hodhi VMRO – DPMNE-ja. Deputeti Mile Lefkov kërkoi nga Filipçe të prononcohet se si e ka siguruar veturën e markës Audi Q8 dhe vilën në Vodno. Lefkovi njashtu ftoi për ndërhyrjen e Komisionit Antikorrupsion dhe Prokurorisë.

“Veturën luksoze Audi Q8 të cilën e drejton Fillipçe, është shpërblim i njërit nga tenderët dhjetëra milionë dhe populli vuajti shtatë vite që tani Filipçe të ketë makina të shtrenjta. Filipçe le të thotë se si familja e tij ka vilë në Vodno dhe sa para është paguar. Komisioni Antikorrupsion dhe Prokuroria Publike të hapin hetim për pronën e Filipçes, për të cilin ekziston dyshim se mund të bëhet fjalë për pronë të fshehtë.”, – deklaroi deputeti i VMRO – DPMNE-së, Mile Lefkov.

LSDM: Të dëshmohen akuzat ose të ndërpriten

Nga LSDM-ja kërkojnë që akuzat të verifikohen, në të kundërtën të ndërpriten, pasi sipas tyre bëhet fjalë për gënjeshtra.

“Kjo është një kopje e VMRO-së së vjetër, e cila nuk merret me nevojat e qytetarëve, por me fushatë të errët kundër opozitës. Pasi Qeverinë e mbushën me kuadro të inkriminuar, që nga Igor Janushevi e deri te Koce Trajanovski, VMRO-ja dhe Lefkovi nuk kanë legjitimitet të flasin për krim dhe korrupsion.”, thonë nga LSDM-ja.

Sipas socialdemokratëve, gjysma e anëtarëve të udhëheqësisë së VMRO-së kanë përmbledhje të gjata kriminale.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Korrik, 2024 20:57