Arratiset i dënuari për vrasjen e Oliver Ivanoviç në Kosovë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:18

Arratiset i dënuari për vrasjen e Oliver Ivanoviç në Kosovë

Marko Roshiç, njëri ndër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç është arratisur nga shtëpia në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani. “Po, është arratisur. Ai ka qenë në shtëpi”, ka thënë shkurt Elshani. Më 28 qershor Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dënoi me 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiç për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë, të cilit i është shqiptuar dënim me 10 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë”.

Të dënuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit janë edhe tre persona të tjerë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:18