Do jetë pjesë e “BBV4”? Ja çfarë deklaron reperi Cozman

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 13:00

Do jetë pjesë e “BBV4”? Ja çfarë deklaron reperi Cozman

Reperi i njohur Cozman është ndër më të komentuarit në median rozë. Shkak bëhet lidhja e tij e mëparshme me Tunën dhe afërsia që kanë tani, por edhe hitet e reja. Po ashtu, Cozman është përfolur edhe si personazh që mund të bëhet pjese e reality show si “Big Brother”, në Shqipëri apo edhe Kosovë.

Teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në “Pushime on Top”, së bashku me mikun e tij, Skerdi, Cozman komentoi lajmet e fundit që janë shkruar për të nëpër portale të ndryshme.

Mes të tjerave, për pyetjen nëse e ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e katërt të spektaklit, Cozman tha se ftesën e ka marrë më shumë se 5 herë, por e ka refuzuar. Ai është i bindur që as këtë herë nuk do të marrë pjesë.

5 oferta kam refuzuar. Big Brother Albania, Big Brother Kosova”-u shpreh Cozman.

Duhet theksuar se shumë personazhe kanë bërë të njëjtën deklaratë si Cozman, por më pas janë bërë pjesë e shtëpisë së njohur.

Ndaj në këtë rast vlen shprehja: Kurrë mos thuaj kurrë!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 13:00