Kasami: Me VLEN-in në qeveri shqiptarët janë më të përfaqësuar, BDI-së opozita le t’i shërbejë për reformim…

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:13

Kasami: Me VLEN-in në qeveri shqiptarët janë më të përfaqësuar, BDI-së opozita le t’i shërbejë për reformim…

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ftuar në “Daily Click” në TV21 deklaroi se me pjesëmarrjen e VLEN në Qeveri, shqiptarët janë më të përfaqësuar, pasi përfaqësuesit e VLEN në Qeveri nuk merren me korrupsion, por punojnë në interes të qytetarëve.

“Unë vlerësoj se pozicioni i shqiptarëve në Qeveri tani është më me peshë, sepse fillimisht është ndalë zullumi që BDI u bënte shqiptatëve, veçanërisht në mandatin e fundit, ku ata pozita që i kishin në Qeveri i shfrytëzuan për tu pasuruar, për ti kërcënuar shqiptatët, e shfrytëzuan për të fituar edhe një mandat. Tani është e rendësishme që ky pushtet ku bashkëqeveris VLEN dhe VMRO të nisë projektet në të mirë të qytetarëve” ka thënë Kasami.

Në pyetjen se si i komenton deklaratat e Frontit Europian dhe liderit të BDI-së se shqiptarët po e humbin legjitimitetin në Qeveri, Kasami tha se ata janë tepër të hutuar, ndërsa Ali Ahmeti duhet ta pranojë realitetin.

“Unë do të kisha uruar që z. Ahemti ta kuptojë pozitën e tij. BDI është përfundimisht në opozitë. BDI-së i duhet opozit dhe BDI-së I duhet pozita e saj në opozitë për tu reformuar. Ai duhet të pajtohet që brenda BDI-së duhet të vijnë forca të reja dhe besoj që BDI ka  kapacitet të ofroj lidership të ri”, theksoi mes tjerash kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Kasami shtoi se BDI ka rënë nga Liga e kampionëve dhe tani do të luaj në ligë lokale. Ai foli edhe për ndryshimet kushtetuese për të cilat tha se janë çështje komplekse, por se potencoi që 20% mund të jetë pjesë e atyre ndryshimeve.

Po ashtu foli edhe për dështimet e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Talat Xhaferi dhe bllokimin e ndërtimit të stadiumit të qytetit në Tetovë.

Kreu i Lëvizjes BESA tha se BDI dhe Fronti Europian do të jenë katër vite në opozitë ndërsa qytetarët, VLEN-it më pas do i japin edhe një mandat të dytë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media