Mjekët: Fëmijët dehidrojnë nga kondicionerët, bëni kujdes!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:07

Mjekët: Fëmijët dehidrojnë nga kondicionerët, bëni kujdes!

Temperaturat vazhdimisht do të jenë në rritje dhe do të arrijnë edhe në 42 Gradë Celsius. Kurse rritja e lagështisë së ajrit, do të krijoj ndjesinë e temperaturës edhe më të lartë nga ajo që matet. Kështu paralajmërojnë sinoptikët e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike. Ata shtojnë se me qenë se ditët në vijim do të jetë shumë nxehtë , do të jetë aktive faza portokalli.

Julijana Fidanoska-Mishkoska, sinoptikane

“Nga e premtja presim që temperatura të ketë rritje graduale, kështu që deri të ejten e ardhshme do të kemi mot shumë të nxehtë, me temperatura që do të arrijnë edhe deri në 42 Gradë dhe nga e ejtja deri në mesin e javës së ardhëshme do të jetë aktive faza portokalli pothuajse në gjithë vendin. Përshkak të rritjes së lagështisë në disa vende, ndjesia do të jetë se temperatura është më e lartë se ajo që matet”.

E pikërisht temperaturat e larta kanë shtuar kërkesën e ndihmës mjekësore të qytetarëve, sidomos përshkak të ftohjes nga kondicionerët.Sipas doktoresha familjare Sifiane Bellçishta, ndër grupmoshat më të prekura nga këto temperatura janë foshnjet sepse siç tha ato dehidrojnë shpejtë. Kurse  shtoi se tek të rriturit më të rrezikuar janë personat mbi 50 vjeç,  sepse për herë të parë është paraqitur tensioni i lartë përshkak të dehidrimit. Rrezet ultravjollcë theksoi ajo dobësojnë imunitetin te disa persona.

Sifiane Bellçishta, mjeke familjare 

“Te ne në ordinancë paraqiten me temperaturë të lartë sepse janë ftohur dhe gjatë analizave që i bëjmë të gjakut, te ata persona shohim se është një ftohje virusale nuk është bakteriale dhe duhet të kenë shumë kujdes që kondicionerët t’i pastrojnë sepse mund të paraqitet bakterie tek ata persona…Temperaturat e larta më tepër i prekin fëmijët e vegjël të cilët janë të posalindur që kanë më tepër ujë në trupin e tyre, nëse dalin në temperaturë të lartë, uji te ata harxhohet dhe mund të vijë dehidrimi shumë i shpejtë, prandaj nënat gjidhënëse duhet të ushqejnë ato fëmijë çdo orë”.

Sipas dokoreshës Ballçishta, personat me diabet duhet ta rrisin dozën e terapisë, sepse gjatë dehidrimit rritet sasia e sheqerit. Personat me sëmundje kardivaskulare, temperaturat e larta ju shkaktojnë zgjerim të enëve të gjakut, pranaj thotë se duhet të përgjysmohet terapia që jepet për pulsin dhe enët e gjakut. Personat me sëmundje të veshkëve, potencoi se  duhet të menjanojnë mishin e kuq dhe nuk është e preferueshme të marrin infuzione.

Edhe sot ka qenë ditë mjaft e nxehtë dhe që në orën 11:00 temperatura kishte arritur në 37 Gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore ka shkuar edhe deri në 40 Gradë.

“Temperaturat e larta dhe rrezet e forta të diellit pothuajse kanë zbrazur sheshin ‘Maqedonia’. Qytetarët me kapela dhe size mbrojtëse po shpejtojnë për në destinacionin e synuar në mënyrë që të evitojnë të nxehtin”.

Në këtë mot të nxehtë mjekët rekomandojnë që qytetarët të pijnë ujë në çdo 10 minuta nga një gotë dhe jo më shpesh sepse mund të shkaktoj të vjella, por edhe konsumim i supave të ndryshme dhe perimeve.

/SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:07