Përkujtohet në Shkup “Masakra e Srebrenicës”, Muhiq: Gjenocidi nuk ndodh, ai organizohet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:09

Përkujtohet në Shkup “Masakra e Srebrenicës”, Muhiq: Gjenocidi nuk ndodh, ai organizohet

Në vitin 1995 gjatë luftës në Bosnje, Srebenecia ishte shpallur zonë e sigurtë nga Kombet e Bashkuara, ndërsa ka kaluar një ndër kapijtut  më të errët në historinë e Europës. Në korrik të atij viti,  forcat sërbe sulmuan qytetin në mënyrën më makabre, duke vrarë mbi 8300 civilë, nga fëmijët dy muajsh e deri tek pleqtë 90 vjeçarë. Ndërkaq,  11 korriku shënohet  si Dita  Ndërkombëtare të Kujtimit të gjenocidit të kryer ndaj boshnjakëve në Srebenicë. Duke u solidarizuar me viktimat dhe popullin boshnjak, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sot kanë organizuar ngjarjen përkujtimore, që këtë vit shënon 29 vjetorin e tij.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se Rezoluta për Srebenicën ka zbuluar një faktë, që siç tha, faji nuk mund të mbetet jetim përgjithmonë, por Asani theksoi  se fajtorët duhet të ndëshkohen për krimet që kanë bërë naj popullatës civile dhe të pa mbrojtur.

SKENDER ASANI,DREJTOR I ITSHKSH-SË

“Në Tribunalin Ndërkombëtarë të  Hagës, për ish Jugosllavinë janë zhvilluar disa procese gjyqësore, ku aktorë të ndryshëm janë shpallur pëgjegjës për masakrën e Srebenicës, me ç’rastë janë shqiptuar edhe disa dënime. Por sërish diçka kishte mbetur e mangët, sepse masakra e Srebenicës sipas rëndësisë dhe pasojave që prodhojë kishte mbetur pa trajtimin e duhur juridik dhe etik”.

Fillozofi, Akademiku dhe përfaqësuesi i bashkësisë Boshnajke, Ferid Muhiq, në stilin e tij të lartë, shkoi edhe më tej, ai tha se Gjenocidi nuk ka ndodhur rastësishtë, e gjithë kjo sipas Akademikut, ka qenë mjaftë mirë e organizuar dhe e orkestuar.

FERID MUHIQ,AKADEMIK

“Dua të them ne përgjithësi se gjenocidi nuk ka ndodhur.  Mund të jeni edhe të shokuar se si zakonishtë është të thuash se GENOCIDI KA NDODHUR, nuk ka ndodhur, ndodhen tërrmet ndodhen cunami, ndodhë zjarrë, gjenocidi organizohet dhe realizohet, gjenocidi nuk është fatkeqësi natyrore, nuk ka ndodhë por është realizuar kjo duhet të theksohet, jo që mos të ndodhë , por mos e organizojë askush më”.

Përderisa përkujtojmë ditën ndërkombëtare të gjenocidit të Srebenicës, ne mblidhemi me zemra të rënduara, por me një vendosshmëri mjaftë solemne. Kështu u shpreh Drejtori i Institutit të krimeve të Luftës në Kosovë, Atdhe Etemi.

ATDHE ETEMI,DREJTOR I INSTITUTIT TË KRIMEVE TË LUFTËS NË KOSOVË

“Kjo ditë shërben si kujtes për mizoritë e luftës, por edhe për rëndësinë e përkujtimit. Në institutin të krimeve të kryera gjatë  luftës në Kosovë, ne  qendrojmë të përkushtur, për të ruajtur të vërteten historike dhe për ta promovuar paqen e qendrueshme edhe përtej kufijve të Republikës së Kosovës”.

Fjalim rasti mbajti edhe hulumtuesi shkencorë në ITSHKSH, Zeqirja Ibrahimi, i cili foli për përvojen e tij,  pasi ka marrë pjesë në  “Marshin e Paqes”, i cili ka filluar në vitin 2022.

ZEQIRJA IBRAHIMI, HULUMTUES NË ITSHKSH

“Në vitin e kaluar kam qenë pjesë e “Marshit të Paqes”, që organizohet çdo vit në Srebenicë. Është një marshë i cili organizohet, është diku 100 km dhe fillon nga një vendbanim i vogël i rrethit të Tuzllës, quhet Nezuki dhe përfundon në varrezat Potoçari. Janë tre ditë udhëtim, marrin pjesë mbi 5000 njerëz  nga e gjithë bota, un isha me disa shokët të Shkupit, ndër shqiptarët e pakët që shkuam atje dhe për hirë të vertetës ishte e befasishme edhe për vet pjesëmarrësit”.

Ibrahimi më tej tha Srebenicën nuk duhet shikuar si ngjarje të shkëpur, por ajo është,  siç tha, në kornizën e ngjarjeve të Reçakut, Prekazit dhe Studimes, ku në atë kohë janë dëbuar mbi 800 mi shqiptarë të Kosovës, të cilët  ishin të përzënë nga shëtpitë e tyre.

SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:09