Tifozët anglezë mbesin të lënduar nga përleshja me ata holandezë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 21:21

Tifozët anglezë mbesin të lënduar nga përleshja me ata holandezë

Pesë tifozë të Anglisë kanë pësuar lëndime pas një sërë sulmesh të kryera nga huliganët holandezë në Dortmund.

Mbështetësit e Tre Luanëve kishin qenë duke pirë në një pijetore lokale kur u sulmuan nga huliganët holandezë, me pamjet që tregonin se ata gjuanin grushte dhe karrige.

Sipas MailOnline, pesë tifozë kanë mbetur me lëndime nga sulmi. Nuk dihet ende nëse ata janë dërguar në spital për mjekim.

Mediat ndërkombëtare nga Gjermania raportojnë se rreth 80,000 tifozë holandezë janë të pranishëm për ndeshjen e sontme, që do të thotë se mund të ketë dy herë më shumë tifozë të Tulipanëve se Anglia.

Siç duket nga pamjet e mëposhtme, Dortmundi tashmë është kthyer në portokalli – me tifozët e Anglisë që janë vendosur më shumë në zonat e tyre dhe në rrugë. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 21:21