“Vdes për ty”/ Ilnisa poston foton e Meritonit dhe ka dy fjalë për të

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 12:56

“Vdes për ty”/ Ilnisa poston foton e Meritonit dhe ka dy fjalë për të

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u njohën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”, aty ku nisën edhe romancën e tyre të dashurisë. Shumë nga publiku kishte dyshime nëse kjo lidhje do të vazhdonte edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, siç ndodh zakonisht me çiftet e krijuara në reality show.

Por gazetarja dhe moderatorja herë pas here ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale foto apo video ku shfaqen së bashku, një mënyrë kjo për t’u treguar atyre se janë të dashuruar dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Një ditë më parë Ilnisa ka publikuar një fotografi të Meritonit në “Instastory”, ku i bën një dedikim të veçantë.

“Vdes për ty,” shkruan gazetarja në postimin në fjalë.

Më pas, ajo vijon me një tjetër postim ku shfaq një imazh të vetes dhe shkruan: “Dhe ai për mua”.

Ndërkohë këto postime Meritoni nuk i ka ripostuar akoma në profilin e tij të “Instagram”-it.

Duket se pushimet me njëri-tjetrin po i shijojnë shumë çiftit. Pavarësisht paragjykimeve, ata po vazhdojnë të jenë shumë të përfolur në median dhe shtypin rozë.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Korrik, 2024 12:56