Mexhiti udhëheq seancën e Qeverisë: Zotohem se do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:22

Mexhiti udhëheq seancën e Qeverisë: Zotohem se do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve!

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka udhëhequr seancën e rregullt të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

“Sot, me datë 11 korrik, si zëvendëskryeministër i parë e udhëhoqa seancën e rregullt të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Zotohem se do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Prioritet i yni është mirëqenia e zhvillimi ekonomik. KALOJMË NË VEPRIM!”, ka shkruar Mexhiti.

Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski është në SHBA në kuadër të samitit të NATO-së. /SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media