OSBE: Miratimi i Ligjit të ri për mediat në Kosovë, cenon pavarësinë e Këshillimit të mediave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:26

OSBE: Miratimi i Ligjit të ri për mediat në Kosovë, cenon pavarësinë e Këshillimit të mediave

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar lidhur me miratimin në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Këshillin e Pavarur të Mediave.

OSBE shprehet e shqetësuar lidhur me miratimin e këtij Projektligji.

“KPM-ja luan një rol kyç në kornizën rregullative të mediave të Kosovës. Aftësia e saj për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe profesionale ka qenë çelësi i besueshmërisë dhe autoritetit të saj. Ekspertët ndërkombëtarë për të drejtën e medias dhanë, në emër të Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, rekomandime të detajuara për përafrimin e ligjit me standardet ndërkombëtare. Megjithatë, për fat të keq, shumica e këtyre rekomandimeve nuk janë pasqyruar në ligjin e miratuar”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:26