PSG po e mposht Manchester Unitedin në garë për Joao Neves me një ofertë të pabesueshme

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 17:19

PSG po e mposht Manchester Unitedin në garë për Joao Neves me një ofertë të pabesueshme

Joao Neves nuk do të vazhdoj karrierën te Benfica pasi për të ka interesime nga top klubet evropiane.

Manchester United prej kohësh ka kërkuar transferimin e mesfushorit të talentuar portugez, por tani ka një konkurrencë të fortë nga PSG.

Kampioni në fuqi i Francës është futur fuqishëm në garë për transferimin e mesfushorit duke bërë një ofertë të pabesueshme.

Sipas CNN Portugal, oferta në fjalë nga francezët do të ishte 120 milionë euro plus një lojtar që nuk specifikohet në informacionet e sipërpërmendura.

Kjo është një ofertë e pabesueshme që vështirë se do t’i rezistojë edhe Benfica, përkundër dëshirës së lojtarit që është transferimi në Angli.

19-vjeçari kishte një marrëveshje personale me Djajtë e Kuq, megjithatë United nuk ka ofruar më shumë se 80 milionë euro për të.

Gjithnjë sipas mediave portugeze dhe atyre franceze, është çështje ditësh kur do të zyrtarizohet kalimi i Joao Neves në Parc de Princes.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 17:19