Rama me atlete të bardha në Samitin e NATO-s në Uashington, ja reagimi i Presidentit Macron

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:32

Rama me atlete të bardha në Samitin e NATO-s në Uashington, ja reagimi i Presidentit Macron

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Samitin e NATO-s, për 75-vjetorin e krijimit, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me veshjen e tij.

Ndryshe nga të ftuarit e tjerë të Presidentit të SHBA, Joe Biden, Rama u paraqit me një kostum serioz, por sytë “shkuan” te atletet e tij të bardha.

Ky stil u vu re edhe nga presidenti francez Emanuel Macron, i cili qesh kur shikon atletet e kryeministrit shqiptar dhe në një kontakt me sy aprovon stilin e tij të veçantë, duke bërë me dorë shenjën “ok”.

Rama, duke qëndruar në krah të Biden, i është përgjigjur me një buzëqeshje, ndërsa më pas pozojnë për ‘foton familjare’.

Video link: https://streamin.me/v/b6709534

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media