Shkëndija me shumë telashe rreth formacionit të parë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:51

Shkëndija me shumë telashe rreth formacionit të parë

Skuadra e Shkëndija nga Tetova nis aventurën e saj evropiane në Ligën e Konferencës dhe në sonte do të përballet me FC Noah, në kuadër të xhiros së parë eliminatore.

Por, kuqezinjtë ose konkretisht trajneri Jeton Beqiri ka “kokëdhimbje” para këtij dueli shumë të rëndësishëm europian sa i përket formacionit.

Nga faqja zyrtare e KF Shkëndija kanë njoftuar se Zija Merxhani ka pësuar një dëmtim, dy ditë para ndeshjes në seancën stërvitore në Stamboll dhe mbetet në dyshim, derisa në mbikqyrje nga ekipi mjekësor para ndeshjes do të vendoset nëse do të jenë në formacion Enur Totre që ishte me viroz dhe Kamer Qaka që kishte zgjatje muskulore, por që të dy janë kthyer në stërvitje, teksa paraprakisht disa ditë ishin jashta procesit te ekipit kuqezi.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:51