Ya-Nina sjell pamje nga pushimet, shfaqet provokuese

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 12:27

Ya-Nina sjell pamje nga pushimet, shfaqet provokuese

Këngëtarja Ya-Nina, e cila kohëve të fundit e ka gjetur vetën shumë mirë në skenën kosovare pasi që ka lënë pas edhe disa nga emrat e njohur, është shfaqur shumë seksi sot në plazh.

Këngëtarja është duke kaluar pushimet në Greqi, derisa poshtë fotografive ajo ka pasur një thënie interesante, “aeroplane mode”.

Kjo do të thotë se këngëtarja e ka vënë telefonin e saj në “gjendje fluturimi”, pasi që dëshiron ti kalojë pushimet e pa shqetësuara nga rrjetet sociale dhe thirrjet telefonike.

Image

Kujtojmë se kënga e fundit e Ya-Ninës është kënga në bashkëpunim me dy ish të dashurit e Dafina Zeqirit, DJ Geek dhe Ledri Vula me titull “Çka i bone” që ka marrë diku tre milionë klikime për katër javë.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Korrik, 2024 12:27