Ish-vjehrra akuzon Elon Musk: Nuk na lejon të shikojmë fëmijët

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 18:36

Ish-vjehrra akuzon Elon Musk: Nuk na lejon të shikojmë fëmijët

Nëna e Grimes ka deklaruar së fundmi se Elon Musk  “i ndaloi” tre fëmijët e ish-it të vizitonin stërgjyshen e tyre që po vdiste në Kanada.

“Po shkruaj pasi është e vetmja mënyrë për të arritur tek ju”, shkroi Sandy Garossino në një postim në Twitter drejtuar miliarderit të teknologjisë të shtunën.

“Siç e dini, nëna ime 93-vjeçare është në ditët e saj të fundit. Ajo dëshiron të shohë dhe të mbajë fëmijët e Claire për herë të fundit,” vazhdoi ajo, duke iu referuar emrit të lindjes së vajzës së saj, Claire Elise Boucher.

Sidomos më i vogli, të cilin ajo nuk e ka takuar ende,” shtoi Garossino për fëmijën e tretë të çiftit, Techno Mechanicus, i cili besohet se ka lindur rreth qershorit 2022.

“Ajo ishte e emocionuar për vizitën e planifikuar të fëmijëve për të festuar ditëlindjen e saj këtë fundjavë. Por këto shpresa u shkatërruan kur udhëtimi u anulua.”

Garossino tha më tej, ” U trondita kur mësova se fëmijët nuk mund të vijnë pasi ju nuk u jepni dokumentat e tyre të nevojshme dhe pasaportat”.

Ajo shtoi se ishte “shqetësuese” të shihje Musk duke marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 me djalin e tij dhe të Grimes 4-vjeçar, X AE A-XII.

“Ku janë fëmijët e tjerë dhe me kë? Ata janë planifikuar të jenë me nënën e tyre. Ata duhet të vijnë në Kanada”, vazhdoi Garossino.

Unë shkruaj me lutjen e një gjysheje, duke ju kërkuar të respektoni marrëveshjen tuaj, t’i ktheni fëmijët dhe t’u siguroni dokumentet që u nevojiten për të parë stërgjyshen e tyre përpara se ajo të ndërroj jetë. Të lutem Elon, të lutem. Kjo është shumë e dhimbshme për nënën time dhe shqetësuese për fëmijët.”

Përveç X AE A-XII dhe Techno Mechanicus, Musk dhe Grimes, 36 vjeç, ndajnë vajzën 2-vjeçare Exa Dark Sideræl. Ish-çifti ishin bashkë nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 18:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media