Kolonia e artistëve/ Bëhen bashkë të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Turqia

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:23

Kolonia e artistëve/ Bëhen bashkë të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Turqia

“Kolonia e Artistëve të Rinj Trekëndëshi Tiranë, Athinë Stamboll” bëri së bashku një grup artistësh nga Shqipëria, Prishtina, Greqia e Turqia të cilët krijuan e ekspozuan 20 vepra artistike.

Secili prej tyre përmes pikturës preku një tematikë të veçantë.

“Kolonia e Artistëve” promovon shkëmbimin kulturor dhe artistik, si dhe inkurajon krijmtarin dhe inovacionin artistik mes artistëve.

“Kënaqësi e veçantë që isha pjesë e kësaj kolonie dhe pata mundësi të njoh shumë artistë të mirë nga Shqipëria ashtu si dhe nga Turqia e Greqia. Ndamë eksperiencat tona, pash teknika të ndryshme, vërtet një kënaqësi e veçantë”-u shpreh Merita Maloku, artiste nga Prishtina.

“Kënaqësi që morëm pjesë në Koloni, ishte diçka e veçantë kontakti me artistë të rinj nga Greqia e Turqia, shkëmbyem eksperienca shumë pozitive”-u shpreh artisti Azen Kucana.

Artistët e huaj që u bënë pjesë e kolonisë, erdhën për herë të parë në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit në vendin tonë realizuan veprat a tyre. Ardhja e tyre shërben dhe për promovimin turistik të Shqipërisë, e në vecanti të Tiranës.

Hera e parë që vij në Tiranë, një kënaqësi e madhe që jam këtu. Një qytet fantastik me njerëz shumë të ngrohtë. Takova miq dhe koleg ballkanas dhe mësuam shumë nga njëri tjetri”-u shpreh Christos Baloukos, artist grek.

“Unë jam artist turk dhe është hera e parë që vij në Shqipëri. Ju keni një vend shumë të bukur. Arti i pikturës është një gjuhë ndërkombëtare, që na bënë bashkë”-u shpreh Ismail Atmali, artist turk.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 21:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?