Një fuqi kyçe në Evropë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 20:53

Një fuqi kyçe në Evropë

Pavarësisht se cila parti është në pushtet, Polonia është duke u kthyer në një lider rajonal, duke marrë shtytje edhe nga historia, potenciali ekonomik, aftësitë ushtarake dhe kundërshtia e paepur ndaj imperializmit rus

Nga Janusz BUGAJSKI

Kandidatët për president në ShBA, Kamala Harris dhe Donald Trump, po i bëjnë shumë elozhe votës polake që ka shumë peshë në “shtetet e lëkundura”, si Pensilvania dhe Miçigani, të cilat do të jenë vendimtare për rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit. Në të njëjtën kohë, vetë Polonia po shfaqet si një fuqi gjithnjë e më me peshë në Evropës, siç edhe shpaloset në librin më të fundit të autorit të këtij artikulli që u botua në Uashington këtë muaj.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia përshpejtoi ardhjen e një ndryshimi tektonik në sigurinë e Evropës, duke i dhënë fund periudhës relativisht paqësore të pas Luftës së Ftohtë dhe duke paralajmëruar një epokë të re për konfliktet ndërkombëtare. Agresioni i Moskës, gjithashtu, zhvendosi epiqendrën e sigurisë evropiane drejt lindjes dhe Polonia u kthye në pikën kyçe të frontit lindor të NATO-s në përballjen e tij me një Rusi ekspansioniste. Rëndësia e Polonisë në këtë Aleancë është e dukshme në historinë, madhësinë, vendndodhjen, burimet, angazhimet për mbrojtjen, rolin në rajon dhe lidhjet e saj me ShBA-në. Qëndron edhe mbi baza të forta ekonomike, sociale dhe politike. Ekonomia polake është e shtata për nga madhësia në Bashkimin Evropian dhe më e madhja në mesin e shteteve të ish-bllokut sovjetik që iu bashkuan BE-së. Ekonomia u rimëkëmb në mënyrë mbresëlënëse pas pandemisë së Covidit-19 dhe, për vitet e ardhshme, parashikohet një rritje e qëndrueshme vjetore e produktit të brendshëm bruto (PBB).

Me një popullsi 38 milionë, Polonia ka popullsinë më të madhe nga të gjithë anëtarët e rinj të NATO-s. Vendi përfiton nga rritja e standardeve të jetesës, nivelet e larta të arsimit dhe ekspertiza e rëndësishme profesionale në një ekonomi moderne dhe të larmishme. Polonia ka investuar gjithashtu në diversifikimin energjetik, duke hequr dorë nga karburantet e fosileve ruse dhe duke ia bërë kështu të pamundur Moskës t’i bëjë shantazh dhe presion politik. Varshava ka investuar seriozisht dhe në mënyrë afatgjatë në sektorin e saj ushtarak, strukturën e forcave të armatosura dhe blerjen e armëve. Buxheti i mbrojtjes u rrit nga 2.5 për qind në 3.9 për qind të PBB-së në vitin 2023, me rritje të mëtejshme të planifikuara gjatë një periudhe pesëvjeçare, për të shtuar aftësitë ushtarake dhe për të dyfishuar numrin e trupave në rreth 300,000. Sipas statistikave të fundit të NATO-s, 23 nga 32 vende kanë arritur objektivin 2 për qibd të Aleancës për shpenzime për mbrojtjen.

Polonia kryeson tabelën me 4.12 për qind. NATO, gjithashtu, ka udhëzuar që të paktën 20 për qind e shpenzimeve vjetore për mbrojtjen duhet të shkojnë për blerjen e pajisjeve ushtarake. Varshava ka alokuar më shumë se 50 për qind të shpenzimeve të saj të mbrojtjes për modernizimin e ushtrisë, ky është niveli më i lartë në Aleancë.

Pavarësisht se cila parti është në pushtet, Polonia është duke u kthyer në një lider rajonal, duke marrë shtytje edhe nga historia, potenciali ekonomik, aftësitë ushtarake dhe kundërshtia e paepur ndaj imperializmit rus. Ka disa arsye për shtimin e armatimeve nga ana e Varshavës. Së pari, mosbesimi ndaj disa prej fqinjëve të saj perëndimorë, veçanërisht ndaj Gjermanisë dhe Francës, të cilët, me gjasa, do ta shmangin çdo konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë edhe nëse Polonia sulmohet. Së dyti, për t’i treguar Uashingtonit se Polonia është një aleate e besueshme dhe e aftë. Dhe, së treti, Varshava është e vendosur të japë shembullin e vet dhe të inkurajojë anëtarët e tjerë të NATO-s që të përmbushin angazhimet e tyre të mbrojtjes. Polonia e sheh ShBA-në si një aleat të paçmuar që ndihmon në kundërshtimin e thirrjeve naive për “autonominë strategjike” të Evropës në Paris dhe Berlin, çfarë do ta linte kontinentin e vjetër të pambrojtur.

Gjatë viteve të ardhshme, Polonia do të përballet me tri sfida që do të kërkojnë vëmendje të menjëhershme në rajon: promovimi i rindërtimit të Ukrainës pas luftës shkatërruese të Moskës; menaxhimi i ndikimit të agresionit të jashtëm të Rusisë në rajon dhe përballja me përhapjen e trazirave të brendshme të Federatës Ruse, që do rrjedhin prej një ekonomie në rënie dhe humbje të rënda ushtarake. Varshavës do t’i duhet të zhvillojë një strategji shumëdimensionale me fqinjët dhe aleatët, duke kombinuar fushat e informacionit, kibernetike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake. Me mbështetjen e ngushtë të Uashingtonit, Varshava duhet të përfitojë nga dobësitë e Rusisë, të ndihmojë në mbrojtjen e aleatëve dhe partnerëve të NATO-s nga çdo pasojë negative prej sigurisë dhe të jetë gati për një periudhë të zgjatur transformimi rajonal, duke përfshirë shfaqjen e subjekteve të reja politike të një Federatë Ruse në shpërbërje. Militarizimi dhe kërcënimet e Rusisë kundër fqinjëve i kanë mundësuar Polonisë të projektojë ndikimin e saj rajonal. Varshava po ndjek gjithashtu iniciativën “Tre detet”, si një aleancë e shteteve midis Detit Baltik, atij Adriatik dhe Detit të Zi, bazuar në themele të forta infrastrukturore, ekonomike dhe të sigurisë që do të ndihmonin rajonin të mbrohet në mënyrë më efektive kundër imperializmit të jashtëm.

Polonia do të ketë rol kyç edhe në menaxhimin e pasojave të shpërbërjes së afërt të shtetit rus, përmes diplomacisë aktiviste dhe kontaktit me kombet jo-ruse. Udhëheqësit polakë e kanë krahasuar rëndësinë strategjike të vendit të tyre me atë të Japonisë dhe Koresë së Jugut në rajonin e Paqësorit. Një aleancë e ngushtë me Poloninë si spirancë e sigurisë transatlantike përfiton drejtpërdrejt interesat globale të Uashingtonit. Suksesi i Polonisë do të ndihmojë gjithashtu në forcimin e aleancës perëndimore në përballjen me sfida të tjera globale, duke nënvizuar se shtetet e mesme mund të luajnë një rol vendimtar në garantimin e sigurisë rajonale dhe rënien e agresorëve imperialistë.

659
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 20:53

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë zbuluam pas 7 vazhdimeve të dossier-it Epsein?

FLAKA DOSSIER EPSTEIN – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 7

Kosi, një “armë” natyrale për shëndetin: Mbrojtje nga diabeti, depresioni dhe yndyrat

Frenkie De Jong reagon për golin e anuluar të Cubarsit: “Skandal i pastër”

Carlo Ancelotti drejt rinovimit me Brazilin për 4 vite të tjera

Zakone të këqija në punë që rrezikojnë shëndetin tuaj

Një orë më pak TV, mbi 40% ulje e rrezikut për depresion

Kujdesi për fytyrën: Gabimet që mund të dëmtojnë lëkurën tuaj

Kujdes me vajin e ullirit: Si të ruani shijen dhe vlerat ushqimore

Cristiano Ronaldo rikthehet te Al Nassr, gati për ndeshjen ndaj Al Fateh

Zyrtare: Igor Tudor trajner i ri i Tottenham deri në fund të sezonit

Flick “shpërtheu” në stërvitjen e sotme pas humbjes 4-0 ndaj Atlético-s

Lëndohet 25-vjeçari nga Gradeci në vendin e punës, përfundon në Spitalin e Gostivarit

Zelensky prezanton dronin e parë Ukrainë–Gjermani në Mynih

Merz: BE-ja ka zvarritur zgjerimin, Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane

10 shoferë të arrestuar në aksion policor në mbarë vendin

Macron: Ende nuk ka kushte për dialog me Putinin, Evropa duhet të unifikojë objektivat

Prof. Dr. sc.Zehra Hajrullai Musliu, fituese e çmimit të sivjetëm të dhënë nga Rrjeti i grave në Shkencë të RMV

Maguire rikthehet si shtyllë te Manchester United, klubi shqyrton rinovimin e kontratës

Sylvinho: Fokus te Polonia, Liga e Kombeve është një garë e vështirë

659
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<