Real Madridi “mjeshtër” në merkato, madrilenët shpenzojnë më pak dhe fitojnë më shumë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 20:44

Real Madridi “mjeshtër” në merkato, madrilenët shpenzojnë më pak dhe fitojnë më shumë

Real Madridi shikon tregun dhe di të marrë më të mirën prej tij. Ky është një leksion që klubi i bardhë i ka dhënë të gjithë gjigantëve të Europës.

Sepse planet e tij nuk janë të menjëhershme. Sepse diskutimi është i vazhdueshëm, në kërkim të profilit që i përshtatet. Nëse një lojtar nuk funksionon, Reali rinis nga e para. Klubi i bardhë po kërkon një qendërmbrojtës të ri me potencial, po, edhe pse para se të tërhiqet këmbëza është e nevojshme të vendoset 100% se kush është i zgjedhuri. Si Vitor Reis apo Jarek Gasiorovski, por edhe të tjerë. Ka një rrugë për të shkuar. Është një taktikë e njohur.

158
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Gjithashtu duke shtuar variablin e shitjes në ekuacion. Kapitali për të balancuar paratë dhe për të pastruar xhepin. Kështu punojnë në Madrid dhe e bëjnë këtë prej vitesh. Dekada e fundit shërben si shembull. Deri në 25 klube kanë pasur një bilanc më të lartë transfertash se Madridi, i 26-ti në listë. Një shpenzim neto prej 241.95 milionë euro. Në këmbim, 24 tituj mes të cilëve 5 Champions League si qershia mbi tortë.

Mançester Junajtid (1,4 miliard euro), PSG (1 miliard), Çelsi (1 miliard), Arsenali (943 milionë) dhe Siri (905,5 milionë euro) janë pesëshja kryesore, të vetmet që tejkalojnë një bilanc negativ prej 900 milionë euro. Pas tyre janë Totenhemi, Milani, Njukasëlli dhe Barcelona. Edhe disa klube më të vogla angleze si Bërnmoth (17), Kristal Palas (20), Fulham (22), Brajton (23) ose Uolverhempton (24), të gjithë ia kalojnë Madridit në këtë klasifikim të veçantë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 20:44

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
158
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?