UNICEF: Mbi 120 000 fëmijë në RMV jetojnë në varfëri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:28

UNICEF: Mbi 120 000 fëmijë në RMV jetojnë në varfëri

Mbi 120 000 fëmijë në vendin tonë jetojnë në varfëri, njofton UNICEF, duke ju referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Me rastin e 17 tetorit, Ditës Ndërkombëtare kushtuar zhdukjes së varfërisë, UNICEF kërkon nga shteti rritjen e përfshirjes së ndihmës financiare për fëmijët. UNICEF shpreh shqetësimin se shkalla e varfërisë tek fëmijët është rritur në 32.8%.

UNICEF

“Shkalla e varfërisë tek fëmijët është për 50% më e lartë se sa tek popullsia e rritur dhe është zmadhuar nga 28% në vitin 2015 në 32.8% në vitin 2021, duke treguar se fëmijët po lihen jashtë zhvillimit ekonomik të vendit. Situata shkakton shqetësim, duke konsideruar se fëmijët janë më të cënueshëm ndaj efekteve të varfërisë”.

Në vendin tonë sipas UNICEF, më pak se 23% e amviserive me fëmijë marrin nidhmë financiare për fëmijë, ndërsa në BE mesatarja është 88.4%.

UNICEF

“Njëra nga mundësitë kryesore për përballje me varfërinë tek fëmijët është zgjerimi i përfshirjes dhe përmirësimi i masës së ndihmës financiare për fëmijët që jetojnë në varfëri. Kjo mund të përfshijë zgjerim të shtesës shkollore që t’i përfshij edhe fëmijët e arsimit parashkollor”.

Sipas Organizatës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, vendi mund të konsiderojë gjithashtu futjen e mbështetjes universale të fëmijëve, e cila është një politikë efektive për të reduktuar varfërinë e përgjithshme dhe varfërinë e fëmijëve.

/SHENJA/

27
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
27
SONDAZHI

Intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe Izraelit në Iran është në favor të popullatës iraniane, apo jo?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?