Berisha e mohon, dokumentet e nxjerrin zbuluar: Dy herë ka tentuar hyrjen në SHBA

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2025 22:03

Berisha e mohon, dokumentet e nxjerrin zbuluar: Dy herë ka tentuar hyrjen në SHBA

Berisha mohon kërkesën për vizë, por dokumentet e lobimit në SHBA e nxjerrin zbuluar: Dy herë ka tentuar të udhëtojë drejt Amerikës, transmeton Flaka Media

Pamundësia për të shkuar në SHBA është kthyer në një pikë të nxehtë të debatit politik për Sali Berishën, i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kreu i PD-së mohoi së fundmi publikisht të ketë kërkuar ndonjëherë vizë amerikane që nga lënia e detyrës si kryeministër në vitin 2013.

Por dokumente zyrtare të dorëzuara në Departamentin amerikan të Drejtësisë përmes ligjit FARA tregojnë të kundërtën: Berisha ka tentuar të marrë një vizë, jo një, por dy herë, përmes kompanisë lobuese “Continental Strategy” dhe organizatave shqiptaro-amerikane.

Sipas dokumenteve të zbuluara nga Top Channel, kërkesa e parë për vizë është bërë më 28 mars, vetëm tre ditë përpara nisjes së fushatës zgjedhore, për një vizitë me komunitetin shqiptaro-amerikan. Pasi kjo kërkesë nuk u përfill, më 1 maj është dorëzuar një letër e dytë në Departamentin e Shtetit, duke kërkuar rishikim të sanksioneve që e ndalojnë Berishën të hyjë në SHBA.

Edhe pse lobimi është bërë përmes një kontrate 6 milionë dollarëshe me Partinë Demokratike, deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim nga Uashingtoni, dhe Sali Berisha mbetet zyrtarisht “non grata”. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2025 22:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.