Flamur Noka përplaset me votues në Vorë: “Do ta shohim pas 11 majit”
Procesi zgjedhor në Vorë është tensionuar pas një përplasjeje mes sekretarit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, dhe disa votuesve në një qendër votimi.
Në një video të publikuar në media, Noka dëgjohet duke kërcënuar votuesit dhe duke thënë:
“Keni intimiduar. E shoh se çfarë qytetari i lirë je. Ta tregoj unë. Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish. Do ta shohim pas 11 majit.”
Ky nuk është incidenti i vetëm ku përfaqësues të Partisë Demokratike janë vënë në qendër të vëmendjes për sjellje që bien ndesh me Kodin Zgjedhor. Më herët, janë raportuar raste të kandidatëve të PD-së që hyjnë në qendra votimi dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për të votuar për partinë, duke shkelur rregullat e fushatës dhe procesit.