Mbi 2 mijë vëzhgues monitorojnë zgjedhjet në Shqipëri
Sot në Shqipëri janë hapur 5,225 qendra votimi që nga ora 07:00 e mëngjesit, ku mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote pritet të zgjedhin 140 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Në këtë proces garojnë gjithsej 2,046 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti politike. Këto zgjedhje shënojnë një risi historike, pasi për herë të parë në votim kanë marrë pjesë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Ndërkohë, në disa qendra të votimit procesi ka nisur me vonesa për arsye teknike.
Procesi po monitorohet nga mbi 2 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, duke garantuar transparencën dhe rregullsinë e zgjedhjeve. Flaka Media