Përplasje fizike pranë qendrës së votimit në Pogradec – Ndërhyn policia
Një tjetër incident është regjistruar ditën e sotme gjatë procesit zgjedhor, këtë herë në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën “Muhamer dhe Esat Minarolli”, ku është raportuar një përplasje fizike në ambientet e jashtme të godinës. Deri në këto momente, ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe personat e përfshirë.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për qartësimin e situatës dhe identifikimin e të përfshirëve në incident. Nuk raportohet ende për persona të ndaluar apo të lënduar.
Kjo përplasje shton listën e incidenteve që kanë shoqëruar procesin zgjedhor në disa zona të vendit gjatë ditës së sotme. Flaka Media