Ali Ahmeti të shtunën në Gostivar – takim me të rinjtë

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2025 20:31

Ali Ahmeti të shtunën në Gostivar – takim me të rinjtë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të shtunën do të vizitojë Gostivarin, ku do të takohet me të rinjtë e këtij qyteti. Nga dega e BDI-së në Gostivar njoftojnë se vizita ka karakter rinor dhe synon forcimin e dialogut me brezin e ri, shkruan Gostivari Sot

“Bashkë me Rininë”, e kemi titulluar aktivitetin ku i pranishëm do të jetë lideri Ali Ahmeti. Aktiviteti do të mbahet të shtunën, më 17 maj 2025, duke filluar nga ora 20:30 në ambientet e Lounge Bar Fantastika, thuhet në njoftimin e BDI-së – Gostivar.

Ky takim vjen në vazhdën e aktiviteteve që synojnë afrimin e lidershipit me të rinjtë, për të dëgjuar nga afër sfidat dhe pritshmëritë e tyre. Gostivari Sot

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2025 20:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media