U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Maj, 2025 18:42

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

Sot më 15 maj, në qendrën sportive Bilznak Sport Kumanovë u zhvillua turneu memorial në futboll të vogël, në kujtim të arsimtarit dhe sportdashësit të njohur, Mustafë Ebibi, i cili la gjurmë të pashlyeshme në jetën arsimore dhe sportive të Kumanovës.

Në këtë edicion të parë memorial morën pjesë katër shkolla fillore të komunës së Kumanovës:

SHFK “Bajram Shabani” – Kumanovë, SHFK “Naim Frashëri” – Kumanovë, SHFK “Kirili dhe Metodij” – fshati Rramanli, SHFK “Kongresi i Manastirit” – fshati Llopat.

Turneu u zhvillua në një atmosferë sportive dhe të ngrohtë përkujtimi.

Pas ndeshjeve garuese dhe plot emocion, fitues i turneut memorial u shpall SHFK “Bajram Shabani” nga Kumanova, ndërsa vendi i dytë i takoi SHFK “Kongresi i Manastirit” nga Llopati. Në vendin e tretë u rendit SHFK “Naim Frashëri”, ndërsa vendi i katërt i takoi shkollës “Kirili dhe Metodij”.

Ngjarjen e nderuan zyrtarë të lartë të Komunës së Kumanovës.

Ky turnir, përveçse garës sportive, ishte edhe një moment i rëndësishëm përkujtimi për figurën e Mustafë Ebibit.

Ngjarja u përjetua me shumë emocione, pasi u nderua edhe nga familjarë, miq dhe dashamirë të tij, të cilët me prezencën e tyre e bënë këtë ditë edhe më të veçantë.

Organizatorët, shprehën gatishmërinë që turniri të vazhdojë çdo vit, si një formë nderimi për jetën dhe veprën e arsimtarit dhe sportistit që la gjurmë në fushën e sportit.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Maj, 2025 18:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media